August 11, 2024

Këngë zogu… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Këngë zogu…

Do doja të isha zog,
Te fluturoja me erën…
Me retë të behesha tok,
Të të sjellë pranverën…!

Ylberi me ne te ulej skaj burimi,
Bar e lule qilim shtruar, rreze dielli…
I bardhë, i gëzuar të lindet agimi,
Kur do kishte dëshirë,të flinte dhe ylli..!

Po, po zog të isha… të pushoja
E të këndoja, mbi supin tënd në pranverë,
Dimër mos ketë, as borë, as acar do thoja…
Vetëm gjethe, e bar, e lule…dhe zogjë në erë !

Të pushoja e këndoja mbi supin tënd…
Këngën më të bukur, të zogut malit,
Dhe shpirti, shpirtit t’i bënte vend…
Të fluturoi lart me erën, kënga ime e mallit !

Musa Dushica,
24 Korrik, 2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com