Lëri – Arbana Delia
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Lëri
Lëri përballë teje të rrinë të gjithë…
Edhe ata që të zhgënjyen
Lëri…
Ti mos e ul shikimin,
Qerpik mos luaj
As koken anash mos e kthe,
Mos u drodh n’bindjet e tua.
Rri përballë me të gjithë
Pa u tjetërsuar.
Kohë e ikur s’kthehet dot,
është marrëzi ta kërkosh apo ta vajtosh.
Se dhe ajo ka vlerën e saj
Ndaj mos i shaj ata që kohë nga koha jote ju ke fal.
As të pa vlerë mos i quaj
As vjedhës të kohës, jo mos u thuaj.
Lëri…
Lëri për aq kohë sa koha nuk i vret, as nuk i fal,
Lëri se dhe koha ka daltën e saj
Sikur kohën mos tua kishe fal,
Vallë, si do t’i dalloje engjujt nga djajtë?
Lëri…
Arbana Delia
23 korrik 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com