August 4, 2024

Me kukëza (Kushtuar invalideve të luftës) – Sahit Shala

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME KUKËZA
(Kushtuar invalideve të luftës)

Me kukëza po e ndrydhë shtatin “drejt varrit”
Unë, dikur gati, hero, martirë, e po çka tjetër
Mbetemi te përpijjmë, nga ilaçet, qe na japin
Shtati im i ri, me është bërë i vjetër.

Nga skamja ”skëterrë” me behet dita
Unë, qe kisha dy sy skifteri
Atje ku thërriste kombi, atje tek prita
Atje ku u gjymtova,e tash ”thirrem i mjeri!

E te tjerë sillen, po si nuk u shqyhet goja
Hanë e pine, flasin, shushurasin
Në dhashë ”Zoti’ ‘te merr fund kjo loja
E mua te shkretin, ma, mos te me ngasin

‘Me kukëza ka kohë qe po ikën, ”drejt varrit”
Nuk dua lëmoshë, jo, s’jam për mëshirë
Dhashë dhe gjymtyrë, për amanetin e t,parit
Mbase Në amshim do jem ca ”më mirë”?!

(kushtuar të gjithë invalideve te luftës)

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com