Ty,që vjedh vargje ! – Abdi Përgjegja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Ty,që vjedh vargje !
Kush vjedh emocionet e të tjerëve,
mund të arrij të bëj një libër me poezi !
Përjetësisht do mbetet në listën e të mjerëve,
si ai që kënaqet tu pa tjerët që bajnë dashni !
I ngjajnë Qyqes që s’ngroh vezët e saj !
në folenë e parë që gjen bosh bën ritualin.
Jo rastësisht ky zog simbolizon vaj,
këta vjedhës vargjesh m’kujtojn papagallin.
Kopjacët i ngjajnë drurërve në korije,
prodhojnë vetëm gjeth s’kanë frut të vetin !
Gjënë e vetme të mirë se bëjnë hije,
në verën zhuritëse zbusin pak të nxehtin.
Miku Artit
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com