August 3, 2024

Nuk linda ti këndoj tradhëtisë ! – Tomor Buzi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuk linda ti këndoj tradhëtisë !

S’linda, të mësoja lavde e himne për
njerëz të marrë,
Që rjedha i përplasi në llozha të arta pushteti,
Por ngadhënjimin e të parëve mbajë ende lart,
Që historinë e kanë shkruar me shpat, e me vargje si Homeri !

Se di nëse vërtetë jam i ‘hidhur’ për të qënë i ‘mirë’
Por e di, pse jam legjionar kundër çdo padrejtësie,
Sepse e di çdo të thotë, të jetosh në atdhe i lirë..,
Pa ‘vargonjë’ të errët, që lindin në hone tradhëtie !

Nuk u mësova me lutje për bukë, të lëpijë sahanë,
As me ngërdheshje, kur shkoj rugës me kokën lart,
Në shpirt mbaj fshehur plagën që kam për babanë..,
Kur në radhë qumështi i thoshin: Ska më për kulak !

Dhe në mëndje më vijnë fjalët e gjyshit
si jehonë,
‘Mos u bëni kurrë me marrëzinë, jetoni me nder,
Një ditë do ta shihni tradhëtinë, kur shkonë…,
Të shurrosur nën vete, të qelbur plotë
erë” !

S’linda me salltanete, në epokën e ‘djallit’, plot mëkate,
Lakrat e egra, e një dorë miell misri ishte luksi atëherë,
Aty ku tradhëtia thurte intriga brënfa një nate..,
Marrëzia shkonte kokë ‘lartë’ plot delirë, duke përmjerë.

Dhe kështu rodhën vitet e ‘lavdishme’ të partisë..,
Kokëulurin e përqeshnin, spiunin e bënin proletar,
Mëngjeseve gazeta lexohej pa u bërë ‘pis’..,
Duke mbjellë ‘moralin’ komunist, si fara në arë !

Dhe ajo farë hodhi rënjët në këtë tokë të mjerë,
Ku lukunitë sllave mbollën farën e tyre: ‘Neçertanje’,
Nga portat e ‘ferrit’ trokiste varfëria në çdo derë,
Në llozhat e pushtetit nderohej tradhëtia me gjethe palme !

Nuk linda për të jetuar i ndrydhur, përulur kokëposhtë..,
As ti thurja elozhe gjakëprishurve në pushtet
Linda në mes të llahtarit ku jeta matej me grosh,
Duke shkruar vargje në baltë, a gurëve nëpër det !

Linda në një strehë ku lavdia e të parëve mbahej fshehur,
Duke mësuar nga gjyshërit për Tafil Buz mustaqezinë,
Për Alinë e madhë që Egjyptin mbante ‘mbledhur’
Për këngët që u kënduan, për të madhen, nënë Alinë !

U rita në mes legjendash, të humbura në histori,
Linda pinjoll i një fisi me rënjë të thella në tokë të bekuar,
‘Furtuna’ komuniste, pjellë e mallkuar e djallit të zi,
Me ‘neçertanja’ të Stefan Mugoshës na kish ‘pagëzuar’!

Nuk linda të mbajë në gji historinë e stisur..
Shkruar nga historianë nën udhëzimet sllave ,
Linda në mes të thëllimit, me të vërtetën e ‘grisur’,
Për të mbledhur gërmat, e historisë së ardhme !

Të ngre nga balta të parët, trimat e kësaj toke,
Që ‘flenë’ mbuluar nën pluhurin e haresës komuniste,
Nuk erdha në jetë, ti thur këngë e vargje kësaj dogme,
Që tradhëtinë e kthehu në kult të ideve shoviniste.

Nuk erdha në jetë ti thurë lavde pushtetit hipokrit,
Salloneve të tijë enden fije të errëta të
‘neçertanja’
Në frone kapërdisur ngërdheshet llumi çdo ditë,
Përqafuar me tradhëtinë, shkumbosur me shampanja.

Linda për të qënë luftëtar i vëndit tim të ngrat,
Të çoj në djallë vitin e të ferrit Shqiptar , 1820,
Kur historia nga sllavët mori rrugën e mbrapësht,
Kur qiellit Shqiptarë i mbuluan ‘diellin, retë’..,

Nuk linda për të qënë i friguar nga mëkati
As për të qënë i heshtur si poet, me dogma,
Por linda me erën e barutit, që më kishte falur fati,
Mbështjell me flamurin, që e mbante shqiponja !

Nuk eca, dhe nuk eci me buzëqeshjen e shtirur..
As me ngërdheshjet e injorantit në pushtet,
Por gjithmonë kam bërtitur me zërin e ngjirur :
Tradhëtia është ‘demoni’, që çiret e bërtetë !

Nuk eci me shpirtin në kullën e akullt të pushtetit
As në gjirizet e errëta ku lakmia ushqenë tradhëtinë,
Do të eci gjithmonë hapësirave, midis qiellit dhe detit,
Atje, ku veç shqiponjat shkojnë, të zgjojnë lavdinë !

Tomor BUZI.
28.07.2020.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com