Qyteti im – Arben Kurteshi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
🔵 QYTETI IM
🔵 Era e lule blirit
🔵 Përhapet ditëve të verës;
🔵 Nëpër rrugë të gjata
🔵 Gjer te pragu i derës.
🔵 Mbushur trotuaret
🔵 Përplot me rini,
🔵 Në mes parku i gjelbër
🔵 Oh, sa bukuri!
🔵 Mbledh qyteti verës
🔵 Sa shumë mërgimtarë,
🔵 Përqafojnë familjen
🔵 Kohë të gjatë s’janë parë.
🔵 Shushurima të shtunave
🔵 Gjallëri në Pazar,
🔵 Fshehtësi ka qyteti
🔵 Sa ka qytetarë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com