August 10, 2024

Vitet e tua flas, Klarushe! – Eduart Veli

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ME VITET E TUA FLAS, KLARUSHE!

Vitet ikin parreshtur,vitet nuk ndalojnë.
Vitet dhe ne,ditëlindjen sot të urojmë!
Një urim,për ty Klarushe,të madh sa një det.
Vitet që ikën më urojnë,”Gëzuar Klarës,poet !

Sa shpejt ikin vitet,më dukesh ende fëmijë.
Me gjithë shpirt uroj”çdo ditë tu bëftë njëmijë”!
Tashmë në rrugët e jetës,ti rend,ti po vrapon .
Koha kërkon shumë,veç koha që nuk ndalon!

Mall për vitet,kur me mamin të merrnin përdore
Me fustanet e bukura,ti ngjaje si top lule bore!
Flas me vitet e tua,oh sa ngjarje më tregojnë!
Ti edhe vitet,brënda në zemrën time ,jetojnë !

Mos u ndal në jetë bijë,është e bukur e vështirë
Jeta është si një nënë e dhemshur, zemërmirë !
Askujt mos ja thyej zemrën në jetë ,asnjëherë!
Nga goja nxirr veç mjaltë,të jesh si një pranverë

Mos e ul kokën kurrë,të jesh përherë krenare.
Kudo ku të jesh,thuaj pa frikë “jam Shqiptare “!
Vitet që vijnë tu bëfshin det,tu bëfshin lumë !
Më tepër se familja,askush s’të do më shumë!

Ti je Klarushja jonë e mirë, je krenaria e jonë!
Shokët edhe miqtë ,për ty Klarushe ,më urojnë !
Të gjitha vitet i mblodha,për ty bëra një buqetë.
Si kjo tufë me lule o bijë,të jetë çdo vit në jetë !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com