Duart tende te bukura – Florenca Rada
Duart tende te bukura
Keto duart tende te rreshkura,
Kurre nuk ndaluan nonjehere,
Gjithe jeten ne pune kane qene,
Ne govate, ne magje e kudo tjeter.
O nena ime e mire,
Malli me ka marre shume per ty,
Te rijme edhe njehere ke oborri,
Te ti shoh ata dy sy.
Te bisedojme si dikur,
Sa i embel ishte muhabeti,
Me pyesje dhe te pyesja pa mbarim,
Sa shume qeshnim, me permallim.
Te te shoh fytyren e bukur,
Me syte e vegjel si ullinj,
Kishe nje buzeqeshje te embel,
S’e prishje qefin me as njeri.
Kurre s’u ngopa me ju moj nene ,
Isha larg martuar e vinja rralle,
90 vitet qe jetove,
S’u duken fare, ike shkove.
Ishte fillimi kur u largova,
Familjen time do ndertoja,
Nate e dite ju enderoja,
Pa ju, s’mund te jetoja.
Te kujtohet cfar te kam thene ,
Per ju atehere cfar mendoja?
Sikur te kisha nje pasqyre magjike,
Cfar benit dhe hanit, tju shikoja.
Isha e re dhe cdo gje enderoja,
I lutesha Zotit si neper pralla,
Bej dicka o Zoti im,
Ate pasqyren e kisha fiksim.
Po siper cudi, u vu telefoni,
Nje mjet i bukur komunikimi,
Ti nuk e di sa shume gezojsha,
Kur zerin ne linje ju degjojsha.
Ti kujtoj ato duart e vogla,
Gjysem e krrusur ngjiteshe ne shtepi,
Sepetin me rroba e mbaje ne duar,
Punoje, kishit per te ritur nje tufe femije.
Me fal o nena ime,
Sot te kam trazuar pak,
As une nuk e di se cfar me ndodhi,
Mos valle malli i nenave, shume i madh?
FL. RADA
ITALI 30/7/2020