Dibra e madhe me 12 minare… – Zeqir Hysa
DIBRA E MADHE ME 12 MINARE….
Jam i privilegjuar,se kam dy Dibra për besë,
një Dibër shqiptare e ndarë në dy sinore,
do flasë për Dibrën e Madhe me 12 minare,
që koha e ndau Dibrën në mënyrën më të pabesë.
Dibra e madhe që të mbyt aroma qebaptore,
zakone e doke të vjetra nga kultura shqiptare,
atje bënte pazar,çdo të shtunë zona ime gollobordë ,
për nevojat e mëdha çikërimash e deri në një gozhdë.
Liqeni sikur i bën freskë qytetit mijëvjeçare Dibër,
e bën atraktiv,i jep bukuri i jep më shumë emër,
dibra e madhe me shumë minare e plot mehane,
qëndron ngulur shqipja,si pjesë e kësaj ane.
Dibra e mbuluar me gjuhë e me flamur,
që nga Ilirët ngritur si kala e fort me gurë,
zbukuruar në gjoks me shqipe në kraharor,
pjesë e trupit shqiptar bashkuar si tabor.
Këto vargje të shkruara,për Dibrën time,
plot mallë e halle me histori të mbulume,
dhe unë shqiptari,që koha ma ndaloi pazarin atje,
grykën e Radikës kaluar e shijonim me ëndje .
Koha po piqet për bashkimin dy Dibrave të mia,
gjysëm të hangërta kohës nuk i bëjnë ballë,
drithërueshëm lëngojnë për tu bërë bashkë,
çmallja ka gjuhë malli,për të njëjtin bajrak.