Dielli mes reve – Zymer H. Haliti
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DIELLI MES REVE
(e shkruar me shkas për gjendjen e tashne të atdheut tonë)
Pse ky diell që sot shndëritë
Nuk po nxen e s’po bën dritë !?
Ç’janë këto mjegulla në qiell
Pse dikush s’do të kemi diell !?
Ç’janë këta korba që krokasin?
Si nuk pushuan e nuk ndalen
Në derë t’kujt këta po trokasin
Mos vallë me ne këta po tallen!?
A nuk mjaftuan shekuj në robëri ?
A nuk ëndrruam shumë këtë liri ?
Pse u dashka ende të shtyhemi !?
Mos vallë nga dikush po nxitemi !?
Pse ky diell sot po pengohet shumë !?
Pse lirinë që kemi dikush po e injoron
Vërtetë këtë gjendje s’po e kuptoj unë
Nënëlokja Kosovë kah është ka shkon !?
Zymer H.Haliti
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com