August 7, 2024

Thirrje muezinesh – Ulku Bardh

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Shkruan Bardh UKA

Përgjigje portaleve propaganduese si puna e:
“Epoka e Skënderbeut” …dhe shumë të tjerave si ky…

THIRRJE MUEZINËSH

Po e pyes veten time
Por edhe juve, jam mjaft i çuditur!
Përse, ky portal kaq emërmadh!
Që mba emrin e figurës
Me përmasa botërore
Por që, shkurt e shqip,
I takon farës arbërore
Se ashtu kishte dashur vetë Zoti
Të ishte heroi ynë, Gjergj Kastrioti!
Po ju pyes, ky portal, kujt i shërben ..?
Që lejon dhe boton sajesa “bylmezash”
Për helmim, të papresedan, brezash
Me këto biçim shkrime denigruese:
Të gënjeshtra, tendencioze e ofenduese
Ç’janë këto thirrje muezinës të mallkuar
Që vijnë tamam sikurse rrënima ditën
Ku qiellit të kthjellët rrufeja të goditën
Epo në mulli të kujt po e çojnë ujin vallë,
E, të kujt toka janë duke i vaditur!?
Këto çeta: lukunish, jeniçerësh, e argatësh
Në mos drejtpërdrejt, mbase si dorë e zgjatur
Si pandemi, kjo “linxhirë djajsh “ ndër ne
Që Sinorit të Arbërit po sillet vërdallë
Në lehje shterpë prej të zgjebosur qensh
Si shumë iu është zgjatur palla e tyre!
Andaj kirurgu ka punë hiç pa hile…
Propaganda shkallëve lart është ngjitur
“do analfabetë” po shiten si të ditur
Janë shndërruar tamam si kope dhensh
Që udhëhiqen kullotave nga bariu i huaj
-Çka të urdhëroj unë ty, ti atë e thuaj..!
Pa çka se kjo nuk është e vërtetë…
Përsëritja e “murme” bën punën e vet?!

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com