Ehe… – Besnik Memelli
EHE…
Ehe si vajtka kjo punë në dashuri
dashuron dikë i përket vetëm asaj,
dashuron dikë i përket vetëm atij
po deshe mos e prano ose e mbaj.
Kjo është e vërteta vetëm dy fjalë
që ne na ndajnë ose na bashkojnë,
rrugën mer për në ndjenjat e nxehta
drejt humnerës dashuri ne shkojmë.
Ehe dashuria brënda i ka të gjitha
lot,qesh e qan brënda kurthit të saj,
delikate është thyhet si pasqyra
copat si ngjiten si më parë pastaj.
Ndaj duhet ruajtur e pastër qelibar
mos bëhet pis gjatë rrugës së saj,
çdo gjë duhet peshuar e me karar
mbaje ngrohtë e kurë mos e shaj.
Ehe dashuria si thikë me dy presa
delikatesa e saj është e mprehtë,
ajo të bën mik e të bën me hasma
duhet mbajtur e pastër dhe e fortë.
Besnik Memelli
30.07.2020