August 7, 2024

Brenda shtëpisë të burgosur! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BRENDA SHTËPISË TË BURGOSUR!
……………..

Më këndo një nina nana!
Fëmija i thotë nënës së vet!
Aty ku ndodhesh në shtrat,
Mbas murit ti mos hesht.

E nëse mundesh më përkëdhel,
Me imagjinatë më puthë ngadalë,
Preke dorën t’ime të vogël,
Malli për ty më ka marrë.

Se gjumi pa ty nuk më merr,
Aroma jote më mungon,
Nënë këndom edhe njëherë,
Për mua je oksigjen.

Dëgjohet një gjysmë zëri,
Dhe kolla e saj e thatë,
Ajo e lag jastëkun me lotë,
Mes dhimbjesh këngës ja nis.

E jotja jam përgjithmonë,
Ti je gjithë bota ime,
Askush nuk më ndan nga ty,
Do t’a mundim virusin”Korona”.

Në ëndërr do vi tek ty,
Sapo t’i mbyllësh qepallat,
Do t’a puth trupin tënd të brisht,
Je ilaçi im i preferuar.

Një murë mund t’i ndaj dy trupa,
Po zemrat ,si ndan dot,
Ti jeton brenda meje,
Çelsin vetëm unë e kam.

Dyert do të hapen në parajsë,
Sëmundjet do të jenë harruar,
Sot njerzit jetojnë të ndarë,
“Brenda shtëpisë të burgosur”.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com