Natë – Florë Halimi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Natë
Natën, errësir kudo
Ditën, driten nuk arrijë ta shoh
Këtu ku pas agimit zbardhë perendimi,
Pas tij nuk lindë më dielli
Ëndrrat rrinë pezull,
Mbi valët e detit të vdekur
Një shpresë e përflakur
në pritje, mbanë ndezur një qiri
Të pashuar në hi
Po t’a kisha një grusht forcë,
Me i lëkund e çrrënjos malet e pamundësis,
Me ia rikthy edhe një herë buzëqeshjen qiellit,
Me e zhveshë nga mërrolat që kanë zaptuar hanën, yjet e diellin.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com