August 3, 2024

Ja di nëna hapin djalit! – Arjana Fetahu Gaba

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

JA DI NËNA HAPIN DJALIT!

U nis dita mori dhenë,
Nata shpejt u rrokullis,
Nëna gjumë në sy nuk vuri,
Jastëku i thatë plis.

Në njëmijë e një të liga,
E çon mëndjen nënë e gjorë,
Një vegim se ç’ja sjell drita,
Sikur djalit bën me dorë.

Kur t’ja shoh këpucët pragut,
Ti dëgjojë kollën e thatë,
Do ti thotë dy fjalë të birit,
Yt atë fle, mos bëj shamatë.

Do di fshijë lotët në heshtje,
Do ti thotë prapë vonë mor bir,
Dita është për të uruarit,
Për të ligjtë, errësirë,

Natë e gjatë shko gremisu,
Vallë ku djalin po ma fsheh,
Nëna s’bie kurrë në shtrat,
Nëse bir të saj nuk sheh.

Ja di nëna hapin djalit,
Ja ndjen frymën nëpër erë,
Kur t’ja dëgjoj zënë e shpirtit
Atëherë nëna shkon të flerë.

Arjana Fetahu Gaba,
New Jersey, August 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com