Jam..?! – Sahit Shala
JAM.???.!!!…..
Unë jam një grua, një nenë
pa dritë, pa hënë
prej diellit rri e fshehur
nuk e kam pa
qe nga luftë e mallkuar
nuk lëshoj ndaji za!
Jam nenë, pa dashurinë e nenës
pa buzë gazin e zemrës
“pa dashurinë e burrit”
jam grua……. ,
qe dirgjem prapa grilave te murit!
Jam motër pa dashurinë e motrës,
pa “afrinë e vëllait”,
ne heshtjen e natës
pa ngrohtësinë e vatrës!
Jam qenje me “pak shpirt”
shumë te dënesur, dhembje e sharje
për pakëz dritë”!
“Harbutet” mos pafshin kurrë ditë!
Jam në pritje te drejtësisë
“në duar te shoqërisë”,
Jam grua, nenë, edhe motër
pa shpresë, e pa një votër
njëzet vjet po pres
pa gaz e pa shpresë!
(kushtuar nenave dhe motrave tona te dh…… në luftën e fundit!)