Pse moj nane? – Hajri Kasemi
Pse moj nane?
Ç’pate moj nane,qe më polle,
Isht botë e ndirë kijo,ku më solle,
Ndiej kutu nanën,e të ndieç miré,
Kurr mos mejto,të haç qelepire.
Nese do flesh gjume ditë e natë,
Shuqur do theç,po pate bukë thatë,
Po u ndërsive ne pune,natë e ditë,
Do mblohet shtëpia me,gjithe miresite.
Keto llafe bija me nanen,kathe ditë,
Se nana kurrë se helq femilen ka sitë,
Ka ajo pson gluhen e piné gjine,
Nente muaj te fal gjakne e dashurinë.
Që kur ne bark te ka,e ndrrit në ëndërré,
Sikur je rritur ,e veshur të ka bën dhendërr,
Ja ku isht’ nusa,hiri ne poreja e shtepise,
Me rizë e zahar e bëlon,me lot i mbiten sitë.
Ka ena merr me glishtë pakez mjaltë,
E nuses ja lien me të ne mes ballënë,
E ka të mirë nusen,zgledhur e ka vetë,
Ka boja duket,fëminë e parë,djal de ketë.
Andaj burrat,ti lënë mënjanë penesitë,
Se në kétë dunja,si nana s’ka te ditë,
Se ti vete e punon dhe e mbjell arënë,
Po korr egjer,kur grurë e keshe farënë.
Vjen nje ditë,qe nana do iki ka kjo jete,
Nuk ka ikur fare,eshte larte mbi rete,
Gezonet me ti,e shpirti i klan kur ti vuan,
Natë,ditë nuk fle,ka atje siper,te ruan.