Ikë moj… – Besnik Memelli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
IKË MOJ…
Nën hijen e pishave
sa lezet të paska,
ikë shko futu brënda
nga sevdaja plasa.
Zbukurohet kodra
me hijeshinë tënde,
i habitur mbeta
ndjenjat mi çmënde.
Ikë moj se plasa
bukuroshe prilli,
më të bukur spaska
ikë moj nga pylli.
Si hënës e fshehur
më ri mbrapa trungut,
si reze e heshtur
në vapën e shegut.
Ikë moj se plasa
se shtrëngoi vapa,
më të bukur spaska
do të vihem mbrapa.
-Çasti.
Besnik Memelli
04.08.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com