August 10, 2024

Ah, kjo aromë! – Sulbie Shehu

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

AH, KJO AROMË !

Nuk mundem ,ta bëj gjumin të qet.
Oh,sa mungon aroma juaj poet.
Ah kjo aromë,më deh më çmënd.
Nëpër gjumë portretin tënd gdhënd !

Unë,nuk jam piktore jam thjesht poete.
Aromën tuaj poet,e kam marrë me vete.
Dhe e ndej atë me qindra kilometra larg .
Aromën tënde poet, e ndjej në çdo varg!

Më mungon mengjeseve e çdo mbrëmje.
Oh,sa shumë dua, këtë aromën tënde !
Në çdo fjalë,në çdo varg ,ti flet më mua .
Më ka marrë malli për ty,poete më thua !

Në aromën tënde poet,dua të mbytem.
Si qiriri që bën dritë, dua unë të fikem.
Aromën tënde e ndjej në vargjet e mia .
Ti je motivi i jetës sime,ti je poezia!

E ndjej aromën tënde,në këtë mëngjes.
Kjo aromë do më shoqërojë deri sa të vdes!
Me ty dhe vargjet e tua,jam dashuruar!
Të ndjek aqë pranë ty,o aromë e munguar!

Punoi Sulbie Shehu
Tirane /ALBANIA /
3.8.2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com