August 4, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Teke zilie

Eh more mik
Po ç’t’u desht?
Nga çdo virtyt,
kur e zhveshe.
Asaj i dhemb,
edhepse hesht…
N’daç kuptoje;
N’daç jo po deshe!
Pa ngurrim,
gjëra t’paqena,
t’gjitha ja ngjite,
keq ja mveshe,
s’të erdhi keq,
or lum miku!
Si për dreq
e përqeshe…
Atë shpirtbrishtë.
Atë zemërbardhë.
E ule galuc,
mbi kalvarin e vuajtjes
dhe të nënçmimit.
Në vend të mbështetjes
dhe të nderimit…
Mbështille me atë mantel
mirësie!
Lëre atë smirë
dhe atë teke zilie!
Qëndisja nurin,
me fijearta dashurie!
Përgëdhele
me urata lumturie!
Çmoje, vlerësoje
me sinqeritet njerëzie!
Kërkoji ndjesë
për urrejte – në vend dashurie!
Se s’ka njeri të pa gabuar,
përpara Perëndie.

Lumni Nimani
05. 08. 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com