August 7, 2024

Nëse e do femrën vërtet – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NËSE E DO FEMRËN VËRTET!
……………….
Nëse e do femrën vërtet,
Mos ja mbush sytë me lotë,
Veshët me gënjeshtra,jo,
Zemrën ,mos ja plagos.

Nëse e do femrën vërtet,
Bëhu shokë ,e jo dashnor,
Dashuro shpirtin e saj,
Lëkura do rrudhet një ditë.

Nëse e do femrën vërtet,
Mos e mbyt me xhelozi,
Nëse ajo të dashuron,
Tek ty do kthehet përsëri.

Nëse e do femrën vërtet,
Mos e shaj me ashpërsi,
Gjuha vret më shumë se plumbi,
I miri nuk bëhet harbut.

Nëse e do femrën vërtet,
Lëkurën mos ja gërvisht,
Ruaje në zemrën tënde,
Si gjën më të shtrenjtë.

Nëse e do femrën vërtet,
Krevatin tënd mos e fëlliq,
Tradhëtin mos e bëj shok,
Fisniku ka lindur fisnik.
………………………………………………………….
AUTORJA-XHULJETA-FERRAJ!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com