August 4, 2024

Shpirti m’dhëmb – Mentor Thaçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor, Mentor Thaçi

SHPIRTI M´DHËMB

Ky mjerim keq na e nxiu jeten
prej drini dolem e në pus u gjetem,
nuk po mujmë ta gjajm vetveten …
as ku ishim dhe as ku mbetem!

Na kanë m´lu pleshta e morra,
hilexhi, kodosha, hajna, horra, …
s´dojn me lanë gja pa e shkelë,
s´dojnë me lanë “cicë” pa e mjelë!

Rrush e kumbulla vjelin n´shelnje,
s´ashtë pa n´botë nji k´so e vjelne!
Pa e krye njani, ia ri-fillon tjetri,
shumë ma perfid ky i “riu” se i vjetri!

Nuk na mbeti ma nderë as nofus,
kush të don mund t´na thotë “SUS”,
respekt, vlerë, dinjitet as identitet …
as me fshi by…en ma s´na ka mbetë!

Të dhamb shpirti kur sheh mjerim
që po i vret Shtet dhe Komb tim,
nga dy palë sy kemi kthye kah ikja,
ik moj bythë se keq të vrau fikja!

Po kuj i duhet tash “Toka e Shtetit”,
Kur dorë kem hjekë prej Entitetit?!
Për “pak tokë” kuj i dhëm k´thiza,
kur po ia vlejka t´ndrrohet me viza!?

Nermjet veti jemë thy e ba tym,
mes vllaznishë s´ka mirëkuptim,
me rrahë vëllaun e thërrasim t´huajin
se ai na rrahë e na shkon hujin!

Kudo n´botë vendin e vet e shtojnë,
vetëm ne mjerisht, e vetësakatojmë,
shumë na e morrën, tash vetë e falim,
e duam “komshiun” dhe vrasim djalin!

Dhe … nervozohen “Daijtë e Dheut”
pse s´pranojm të hyjm n´atë valle?!
Paj, jo more, jo … se mallkimi i Dheut
do t´na e bjen GJËMEN e Madhe!

Nuk besoj se ka Pjellë të Shqipes
që s´don Kombin dhe Atdheun e vet,
por shpejt bahemi si zojt e Qyqes,
sapo t´marrim pak erë n´PUSHTET!

Dhe … kërcënojnë keq vllazninë e tyre,
se do t´a p´sojnë po ngulen këmbë,
me nga dy surrate pa një pikë fytyre,
ah, s´më tremb frika, por shpirti m´dhëmb!

Mentor Thaqi
5 Mars 2017
(Enkas në 5 Marsin e Jasharëve të mi, atyre që me gjak e jetë u sakrifikuan dhe HEROizuan për Liri, Komb e Shtet!) Nderim deri në përulje dhe puthje të Tokës që ata shumë e deshtën!!!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com