August 7, 2024

Malli që s’shterojë kurrë – Venetike Cako Miraka

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MALLI QË S’SHTEROJË KURRË

Loti i syrit të saj kurrë nuk iu shterua,
Largësia e të birit në shpirt e vriste,
O bir, kthehu, të përqafoj sa shumë po dua,
Te rruga, ku i dha bekimin, e thërriste.

A më dëgjon, o bir, më nuk mundem
Vitet më ikën e mosha më rëndon shumë,
Po të pres, o bir, këtu, ku le buzëqeshjen,
Tek rruga, që të përcolla, më s’dal dot unë.

E di, o bir, e di, do të kthehesh një ditë,
Mos u përlot, mos qaj e mos bërtit,
Nën jastëkun tim të kam lënë një zarf,
Nuk janë lekë, është veç një copë kartë.

Mos u trishto, janë fjalët që kam shkruar,
Me lotë malli, që s’të prita dot, lar’e përvëluar,
Nëse vjen, o bir, mos pyet për mua se ku jam,
Dikush hapi një gropë e si pa njeri më lanë.

Mos harro, o bir, lotë mbi varr mos të çosh,
Se nga lagështia bar’e ferra do e mbulojnë,
Ti këtu s’do rrish, s’mund të vish t’i pastrosh,
E njerëzia do shajnë e do na përgojojnë…
VENETIKE CAKO

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com