Sirena e liqenit – Pullumb Ahmeti
SIRENA E LIQENIT,
Pullumb Ahmeti,autor
@
Nga ujët e liqenit doli sirena
Në rrezet e diellit shtriqej e lirë
kërkonte me sy shoqet e tjera
E vetme mbeti para syve të mi.
@
Gdhendur trupi me daltë skulptori
Mesi unazë qe shkohej në gisht
Flokët mbi supe peneli piktorit
Kthema pak kokën të ndeshim sytë.
@
Zëri tu tret në zhurmat e liqenit
Me valën të erdha si peshku Koran
Sytë rrëmbeva pranë të më ndjeni
Trupin t’u prek, ç’far mua më mban?.
@
Krejt papritur belit dorën harkova
Nga era që frynte dridhesh purtek
Me ëndje djegur etur buzët kërkova
Ujë të bekuar më dhe fllad në liqen.
#
Eja,më ndolle magjishëm me zërin
Në ujë më futesh e noton ngadalë
Trupngjala me hire më treti ç’më bëri
Në duart e mia rreshkisje si ngjalë.
#
Sirenë-vasha mos vasha-sirenë
Me mua lozte ndër mënd se vija
Thellë më tërhiqte në të ëmblin liqen
Pas saj i marrosur më ndjek dashuria.
#