Rivrasim heronjtë – Fatmir Gjata
Rivrasim heronjtë
Gjer dje të gjithë e dinim, kush ishte një dëshmor
Kush ish hero i gjallë, kush ishte vetëm horr
Por sot na u trazuan, të gjithë në një kazan
Ata të rënë në luftë, ata që na i vranë
Dhe kush bërtet më shumë, të drejtë ka për besë
Dikush nga derë e kishës, nga derë e medresese
Dikush bëri parti, na rrofsh o kryetar
U hap derë e spitalit, askush nuk është i marrë
Tani kemi të pasur, me vila në bregdet
Tani ikim vërdallë, ku shkojmë s’dimë as vetë
Mjafton vëllanë të vrasim për gardh e për kufi
Mjafton të japim jetën, për shef e për parti.
Tani jemi njëlloj, të pastër e të pistë
Nëse ke mbetur mjerë, je thjesht një komunist
O rroftë e qoftë rrumpalla, me qofte e raki
Kush tund me shume flamurin, për turk e për Greqi.
Ta djegim, ta ndërtojmë, ke faj ohh qeveri
Po se gëzuam vetë mos e gëzofsh dhe ti
E lart me lart na qofshi, hajdutë e kumandarë
Heronjtë ç’na duhen më, heronjtë i kemi vrarë.
Fatmir R Gjata