Kur dhimbja hesht! – Selfijaze Jaho Teli
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur dhimbja hesht !
Në kujtim të familjes Gjonbalaj ,duke lexuar një dhimbje që vret! nga Murat Gjonbalaj ,
KUR DHIMBJA. VRET!!
Kur dhimbja hesht
Coptohez shpirti
,Kur dhimbja qan
Lëngojnë detet ,
Kur dhimbja gulçon
Afrohen cunamet ,
Kur dhimbja përhumbet ,
Shkallohet malli ,
Kur dhimbja vrapon
për në fole të vjetër
Qielli griset si një copë letër ,
Kur dhimbja hesht
Ka vdekur mes honesh
Kur zemra ulëret ,
Dhëmbja ka tretur
,! Dhëmbja heshtja dhe zemra
Në jetën tjeter kanë mbetur
Kur dhimbja hesht
Të vret aortën ! !
,************
Sena @$T,@ Shkoder më 13/8/2020/ e drejta autorit e kufizuar,
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com