August 3, 2024

Sa herë ta kujtoj atdheun – Xhevdet Bajraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

SA HERË E KUJTOJ ATDHEUN

Është ujku i zbutur
brenda një peizazhi të xhunglës urbane
që pikturoi një fëmijë demon
Sa herë e kujton atdheun e parë
brenda gjoksit të tij
zoti i ujqërve të zbutur ulërinë

Kjo këtu është një lule e egër
e cila edhe pse për herë të parë ka çelur
këtë e ka bërë në mënyrë të përsosur
Shumë shpesh e kujton atdheun
e kur ndodh kjo
e liron një aromë të përsosur

Ky këtu jam unë
për nevoja të mia e kam zbutur ujkun
dhe lules ia kam dhënë emrin e nënës sime
Sa herë ta kujtoj atdheun
e ndjej mëngën e majtë të vdekjes
duke ma fshirë gjakun nga hunda

Nga libri në dorëshkrim “Fishkëllima e vdekjes”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com