Toka ka rraj t’fisme – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
TOKA KA RRAJ T’FISME
A e ndjen terrin
që t’i përpinë sytë
E n’lugnajen e muzgut
Dergjen rrezet e verdha
të diellit
A e ndjen se
në brishtësinë e natës
Enden veç hijet
e këputuna t’shpirtit
Përzimë me agoninë e makthit!
A i ndjen ëndrrat
që fluturojnë qiejve
Nuk prekin horizonteve
Edhe pse toka ka rraj t’fisme !
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com