Mendimet e thella – Ulku Bardh
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MENDIMET E THELLA
Shumë lehtë është për të lexuar
I mëson shkronjat dhe kryhet puna
Por është e rëndë për t’i kuptuar
Mendimet e rënda sikur guna.
Dhe mendimi nuk është birrë
Që e shuan etjen me një të pirë
Por është ilaç dhe balsam
Për zemërbardhët…,
Për ata me shpirt të dëlirë
Për ata që janë si shkëmb!
Ata që lexojnë mesrreshtash
Atë që s’e lexojnë dot të tjerë
Mendja e tyre sheh pas perdes
Ajo mendimet hollë i tjerrë.
© Ulku
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com