August 10, 2024

Ç’të kujtoj nga ty baba?!- Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Ç’TË KUJTOJ NGA TY BABA ?!

Shumë poete e poet
Vargje thurur për babanë
Për mua mos mendoni keq
Që e tërhequr, rri mënjanë

Për poetet:”Mbret i jetës”
Për poetët: “Mësues e shok”
Si bëj bisht të vërtetës
Dhe vargjet t’i thurr kot

Për mua bosh fjala “baba ”
Për këtë, askush faj s’ka.
Kurioze pyesja nënën
Nga vëllezërit kush i ngjan?

Në kalvarin e mbijetesës
Dhe fotot koha i dogj
Mbështetur tek njëri-tjetri
Gjithësecili u rrit, u poq

Nënë – baba një, për mua
Jeta s’i veniti bukurinë
Nuk u thye, u forcua
Tek Ajo njoha Burrërinë

Prandaj të babait festë
Për ty do këndoj, o Nënë
Në vite duke u pjekur
T’admirova krenarinë.

Shoh djemtë e mi sot
Vajzave u falin dashuri
Pa dashje rrëshqet një lot
Dhe pse, gjyshe, jam tani

Cilin fati e goditi
E s’rriti të tijtë fëmi
Në xhenet i ndristë shpirti
T’ gjallët, durim, dashuri!

“Lule mbi thinja”

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com