August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Magji

Dy fije floku, të bëj një nuskë, të bëj magji
Të ikim bashkë, në qiell të bardhë, në qiell të zi
Ca krahë flutrash, të bluar hollë, të bluar trashë
Mbledhur me letër, të shkruar brënda, brënda e jashtë
Më dorë të dridhur, ca fjalë thjesht, një poezi
Pak dhè të murmë, pak dhè të kuq, e pak gri
Një copë dell, të lidhur kryq, nga krahë i shtrirë
Një për ca shpresa, një për tundimet, një për dëshirë
E ca thërrime, nga sofr’e vjetër, me njerëz përreth
Pak myshk prej peme, një syth të ri, edhe një gjeth
Bashkë i përziej, e vë mbi trup, e vë në derë
Magji në qoftë, qoftë e magjepsur, sot e përherë

Fatmir R Gjata

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com