Kur bota ishte tepër e madhe – Xhevdet Bajraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR BOTA ISHTE TEPËR E MADHE
Mendonte se i duhej të thoshte diçka
në letër
diçka të thellë
por nuk i binte asgjë ndërmend
Pas pak iu kujtua koha
kur luante me këmbë të zbathura
në rrugë
deshi të thoshte diçka në lidhje me këtë
kur bota ishte tepër e madhe
e ëndrrat tepër të vogla
Një sorrë krrokati në dritaren e hapur
uni lirik i tij i zgjati duart
dhe ia nxori kokën me rrënjë
Në pasqyrën në mur trupi i tij dridhej
para se të binte në tokë
pa kokë
Ca muzikantë rruge
e këndonin një këngë që kishte korr sukses
atë verë
Nga libri në dorëshkrim “Fishkëllima e vdekjes”
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com