Më mungon në Velipojë – Asllan Qyqalla
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
MË MUNGON NË VELIPOJË
Pulëbardhat sjellin kujtime
mbeshtjellë ne marhama kujtese
në guacka rrëshqasin orët
e Moteli në reminishencë
ishte plot turistë
vetëm ti më mungoje
në Velipojë.
Deti në tejhorizont
prek qepallat e tua
flokët e shprishura i pashë
duke valëzuar në shkumë
skalitur ishe në syprinën e kaltër
syri yt lotdeti i njelmtë
në perqafim malli
shtrëngoj buzët e qara
Deti merr në gji
ngrohtësinë e lumenjve
vrushkuj avujsh në kokë
ndjejnë ikjen tënde
në perëndimdielli
pres ardhjen se kur…
siç pret deti
lumenjtë të derdhen!
Velipojë, 15 gusht 2019
Asllan Qyqalla
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com