August 6, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

O Atdhe!

O Atdhe! Atdheu im!
T’katranosëm sërisht!
Sa “sërisht” u bënë vallë?!!!
I mjeri Ti,
t’mjetrët Ne!
Çuditërisht ,një heshtje e gjatë ra,
po për sa kohë vallë?!
Edhe sa kohë do t’flejmë,
edhe sa kohë ky gjumë i ndrojtur
do t’na shkatërrojë?!
Dhe gjumi duket sikur fund s’ka!
Ah! O Atdhe!
N’ëndërr frikë,
n’realitet tmerr,
një lot trembet t’pikojë,
mendimet pushtojnë
si frymë veriu,
zërat tentojnë t’jehojnë,
e jehonat mbeten si frikëra
t’gërvishura në brengat këtij vendi.

Nertila Koko

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com