Picari – Nertila Koko
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Picari.
Aty ku kënga e zogjve t’zgjon,
Aty ku Gurra e Picarit rrjedh qetë qetë,
Aty ku labët me këngë t’presin,
ku isoja në këngët tona t’bën për vete,
Aty ku natyra t’flet pa kuptuar,
E malet me qengja laraman mbushur plot ,
E bora mbi male rëndon,
Aty ku bariu vështron kopen e tij,
Aty ku jeta t’zgjatet veç me një frymë,
Aty ku jeta rrjedh qetë qetë si lumi i Picarit,
Aty ku gjëmbat në këmbë s’ndjehen,
Aty ku t’jesh është pasuri,
Ja pra aty është Picari im,
Picari i Çelo Picarit,
Identiteti jonë,
një krenari që s’ka nevojë për fjalë.
Nertila Koko
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com