Endërr – Zoica Gjolla Popi
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Poezi
Endërr
Cili je ti
që din të fshehta të pazbuluara
në dridhje emocionesh
pa njohur vehten
në rrëshqitjen e palcës hyre
po si s’del e mbete?
Po cili je ti
në versione ktheve
cicërimat e zogjve
zgjove brënda meje
atë, që askush se di
përse mbete në nota të ethshme
të dalësh prej aty, nuk din?
Atëherë lërmë mua
në prehërin e fantazisë të rri
të le zgjuar ëndërrën e vetme
që askush s’e prek
që askush s’e di.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com