Diell i “Errësuar” – Seit Paci
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
DIELL I ” ERRËSUAR ”
E vështirë ish pranëvera
Por ne shumë shpresuam
Kur dolëm nga dera
Ëndrrat na u zgjuan
Bindja po krijohej
Pati shumë jehonë
Se më s’do dëgjohej
Fjala e zezë koronë
Por jo s’qe e vërtetë
Se pas daljes nga dera
Prapë qemë në siklet
Ndonëse erdhi vera
Ndonëse dielli ndrin
Zemrat janë të ngrira
Askush nuk e din
Kur do ikë errësira
Behari po ikën
Po ikën si asnjëherë
Pas po na lë frikën
Frikën në çdo derë
Ne ecim si të ngrirë
Ngado ku ne vemi
Por shpresojmë se më mirë
Në vazhdim do të jemi
,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,, 23 GUSHT 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com