Poezi për mamushin – Asllan Qyqalla
POEZI PER MAMUSHIN
Dashuri ne vdekje
Në vdekje dashurohen
poetët
muzikantët
nobelistët
të krisurit
Nënë ty
çtu deshtë kjo dashuri?
Rrugëtuam në jetë bashkë
unë në krahët tu
mora aromën e atdheut
ti në hartat e mia
vizatoje ardhmërinë.
Vdekjen time e dëshironin
korbat , hienat të etura
në fjalën e gjakut
ti në shtyllën e konakut
si një heroinë me zjarr në sy
u mbylle derën me shul e fjalë:
as vdekje as rënje s`ka
pa Liri !
Ishe dashuruar në shkronja
që i skalisje me gjilpërë
në netët e vona te oxhaku
ku harpën e Buzukut e mbaje
në qepalla
dritësi ishte ardhja yte
në endjet e muhaxhirëve
ortiqeve u bëre mburojë
“Ylberin qëndisje
në ngjyrat e jetës” .
Vdekjen nuk e dëshiroje
e në vdekje u dashurove!
Prof. Asllan Qyqalla
