Heshtje për së gjalli – Seit Paci
HESHTJE PËR SË GJALLI
Të trembur ne shumë
Çdo ditë po rrimë
Të trembur dhe në gjumë
Ç’po ndodh nuk e dimë
Na tremb ne kjo heshtje
Heshtje për së gjalli
Duam pak buzëqeshje
Jo më heshtje varri
Heshtja na trondit
Të gjithëve nga pak
Gjithkush rri mërzit
I ri qoftë a plak
Njerëzit janë ndarë
Ndarë për së gjalli
Nuk munden me i parë
Të afërmit tek spitali
I rëndë është sikleti
Sot tek çdo njeri
Nuk munden as mes veti
Bashkë të rrinë në shpi
S’ja shtrëngojnë dot
As dorën njëri tjetrit
Do rrimë larg i thotë
I riu të vjetrit
Kjo pra është një sjellje
Që na lë të ndarë
Mos bëjmë as përcjellje
Të afërmve në varr
U ndamë pra u ndamë
U ndamë për së gjalli
Nuk po dimë pse ramë
Të gjallë në heshtje varri
Zotin e lusim fort
Të na risjellë bashkimin
Sa jemi në ktë botë
Të shijojmë gëzimin
AMIN
,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,24 GUSHT 2020