Në anën tjetër të diellit – Agim Desku
NË ANËN TJETËR TË DIELLIT
E njëjta flakë
ma dogji fjalën
n’shpirt
Nëse ndonjëherë e kam urrye
botën e lirë
Anës tjetër të diellit
dua t’i vëjë pik
Njeri duhet të digjet
unë apo fjala e mirë
Urreva pse nuk i ngjava
Jan Pallahut
Kur n’shesh t’qytetit u dogj
për lirinë
Sonte seç më mungon
gjuha e Naimit
Të digjem unë
për atdheun e dashurinë
Ç’më mungon kënga e Mjedës
për bilbilin
Kur jam larg teje
me vargje dua të ju flas
Dua të çmallëm
deri në qiell të bërtas
Lahuta e Fishtës
ç’më del para
orë e cast
I kam kërkue leje
dritës së diellit
Ti dal n
ballë
demonve t`marrëzisë
Sa herë shekujt
në ferr më kanë lenë
Mos më u dallue
nga fytyra e tradhtisë.