August 8, 2024

Mysafir i pa ftuar! – Xhuljeta Ferraj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MYSAFIR I PA FTUR!
………….
Një hap,dy hap,
Pshertim e thellë ,
U fshi një ditë në kalendar,
Atje dëgjohet një kollë e thatë.

Rënkim, lotë,oksigjen,
Një përkëdhelje mungon,
Në trup shumë dhimbje,
Me kujtime sot jeton.

Jeta mer një pik pyetje,
Çdo njeri pyet “edhe sa?”,
Kur do mbaroj?a do shpëtoj?
Familjen prap a do ta shikoj?

Te gjitha ndodhin atje,
Brenda burgut të spitalit,
Atje ku duket se “Zoti të harron”,
Ku zemra rreh, ndonjë edhe pushon .

I çarmatosur në këtë luftë,
S’ka as shpatë,as pistoletë,
As ilaç për shpirtin,jo,
Veç dy duar ngrihen lartë.

Lutja është bërë melodi,
Muzika jote e preferuar,
Një rreze drite duket larg,
Në errësirën e pa fundme.

Çfarë je ti o mostër ?
Mysafir i paftuar,
“Korona virusi”pse?
Më të mirët na i more.

Deshe famë botërore?
Më keq se vipat kapriçozë?
Në dashtë “Zoti “do fitosh,
Ai e ka tokën nën kontroll.
………………………………………………………….
Autorja -Xhuljeta-Ferraj!✍️

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com