August 10, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

M A R G A R I T A

  • Heroinës së popullit
    Margarita Tutulani –

Nga sythi i një dashurie të sapo çelur,
Në qiej ëndrrash, kohë tani kundërmon,
Një diell rinor në petale resh ka ngelur,
Si rreze të tij, tek e sotmja të kërkon.

Në moshën e çiltër atëherë të vajzërisë,
Kur ndjenjat shkriheshin pa pritur në zjarr,
Pulse i dhe, shoqe, zemrës së vegjëlisë,
Me besimin të ngutej, në të atdheut altar.

Se etjes për flijimin në kurmin e lirisë,
Shtat i duhej me dashurinë tënde të parë,
Të krenoheshin, dhe pse gri, vitet e rinisë,
Dhe pse çdo ëndërr ty ta kishin vrarë.

Margarita… tek bije, qindra tej dritare,
Beratit tënd i folën, të qendrojë zgalem,
Prapë u përlot ai kur një vajzë shqiptare:
“Jo!” – u tha plumbave atje në Mangalem.

Tash ai syth dashurie çel nëpër vite,
Vite të ashpra, shoqe, me erëra, rrebesh,
Por ti përmbi to shpërndan fjongje drite,
“Kokën lart!”, – thua e pastaj buzëqesh.

  • Sliver Sliver –
    Athinë 25 janar 2017
Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com