August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PLISBARDHËVE
(respekt atyre që e mbajnë plisin e bardhë)

Se ç’të paska dhe hije Plisi
Ky symboli ynë prej lashtësie
Të mbante Pellazgu i Pellazgjisë
Ari bardhë përmbi krye
Symbol krenarie i kësaj etnie
Në përulësi ndaj perëndie
Si dëbora e bardhë majë Lisi
Shenjë festash Lirie…
Nishan kohësh tek Fisi
Tokë e qiell për një Diell
Ati ia pati sjellë…
Anembanë Shqiptatisë
E s’u ngjye që prej lashtësisë
Qëndroi besnik, besë perëndie
Kjo ngjyrë borike, ngjyrë etnie
I bërë vetë nga frymë hyjnie
Por, edhe ne e kemi ruajtur
Me afsh e mall prej gjakut
Njësoj si e mbajmë edhe sot
Shqipen dykrenare
Në palët e bajrakut.

© Ulku

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com