Ëndrra – Sahit Shala
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ËNDRRA
Më merr me flladin, që i puq fushat,
Atje dielli, ku rrëzon,
Fusha, kodra e gëmusha.
Gjithandej ëndrra më çon!
Ikë atje, mbi tokë shqiptare,
Ku dhe kroi shqip, gërget,
Në çdo cep të Shqipërisë Madhe
Thellë në shpirt ëndrra më flet!
Kur më futë n‟ kasolle e shtëpiza,
Ku ka skamje e mjerim,
Një vaj tmerri desh e nisa,
Pse k‟shtu ndodh me vendin tim?!
Sakaq brofa, iku gjumi,
Ëndrra ime tashme treti,
Deri dje të dogji shkrumbi,
Sot po djerresh vetë për veti!
Ikën bijë e ikën bijat,
Të lanë n‟fat te një bastore!
Këto kuvende e qeveri
Ta lut‟sh Zotin, -pse s’m’i more!
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com