August 10, 2024

Nga erdhi zymtësia – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

NGA ERDHI ZYMTËSIA
Ja vlen që të mendohemi
Nga erdhi zymtësia
Përse po shokohemi
Të gjithë nga pandemia
Mos vallë nuk e vlerësuam
Kur e patëm mirë shëndetin
Dhe tani që gjithkush vuan
Mësuam dhe sekretin
Dikur dilnim ngado
Lëviznim anë e mbanë
Dhe s’kishim merak jo
Se armikun kishim pranë
Eh sot është frikësimi
Është ulur këmbëkryq
Na ka ikë agëtimi
Është kthyer në hiq
Mos vallë na kish marrë
Të gjithëve koka erë
Dhe ditën që ish e bardhë
E quanim të pavlerë
Si shpjegohet si erdhi
Gjithë kjo mënxyrë
Mos lotët i derdhi
Sot nëna jonë natyrë
O zot na i fal
Ti mëkatet tona
Se njerëzit janë në hall
Të gjithë nga korona
Bëje për njerëzinë
Ngreje lartë besimin
Ja u hiq zymtësinë
Ktheju prapë gëzimin
Tash njerëzit spo e dinë
Kanë humbur edhe nur
Zot ke madhështinë
Lumturoj si dikurë
Njerëzit mbarë luten e thonë
O zot ne na ndihmo
Largoje këtë koronë
Të gjithëve na shpëto
AMIN
,,,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,26 GUSHT 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com