Bijë fisnike e Shqipërisë – Shkëlqim Ziraj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Sugjeruar nga Xheva Salihaj
Autor, Shkelqim Ziraj
BIJË FISNIKE E SHQIPËRISË
Dymbëdhjetë vjeçe u bëre sot,
Vitet shkojnë e ti më rritesh,
Askush rrugën s’ta pret dot,
Heroinë mbi dhimbjen ngrihesh.
Linde në zemër të evropës,
Si bijë fisnike e shqipërisë,
Nga gjaku Ademit e Antigonës,
Lavdi dëshmorve të lirisë.
Kosovë sot na bënë krenar,
Shtet i ri me rrënjë të thella,
Dhe pse themi kosovar,
Gjak shpiptari ke nëpër vena.
Do kalojnë shekuj e mileniume,
Do festosh, siç feston sot,
Rrezistove, nuk u zhduke.
Shembull paqeje nëpër botë.
SHKËLQIM ZIRAJ
TIRANË.17.02.2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com