Të ropën Kosovë – Asllan Qyqalla
Të ropën Kosove
Kosovë
je gjaku që nuk falesh
i Podrimjes
kullë e papushtuar e poetit
amaneti i Hasan Prishtinës
livadh i pakositur i Dardanisë
ishe djali e vajza peng
në shkëmbë e gur
në lahutë e hutë
kuqezi në palë flamuri
shekujte të njohën në trojet ILIRE!
KOSOVË
Qëndresë furtunesh
E pamposhtur në kryqëzim mejdanesh
Harlisur nga hordhitë barbare
Epokë para gjyqit e Avni Rrustemit
Gjoks-shkëmb e Mic Sokolit
Në jataganin e Sef Koshares
Kështjellë Lirie e Adem Jasharit
Kosovë
Agshol i Pavarësisë
Ta ropën djersën e gjakun e çlirimëtarëve
Ta copëtuan hartën e atdheut
Ta shiten flamurin ne shekuj Dardan
Ti shitën arat, livadhet, lumenjtë
i moren ëndërrat e bukura rinore
bukën tonë të pjekur në çerep.
Kosovë,
t
Të copetuan “Komandantet” e bordeleve
të stërkequrve mos u jep as diell, as ajër, as gji
se ata të katandisën e ta vodhën Lirinë
njollosën gjakun e pastër të dëshmorëve
e sot,
Kosova ime
Ladrojnë mbi ty si Bajlozët dikur
Atdheun e vunë në ankand
E bënë copa arnash në petkun pellazgë
Nuk janë këta çlirimtarët tu
Janë bërë tugjar të plangut e tokës shekullore!
(Ngrehu Rini se na thërret Amaneti i Skënderbeut
Na thërret zëri i atdheut të copëtuar
Na zgjon kënga e Lirisë e Agim Ramadanit
Na ndjek kudo hija e Zahir Pajazitit
Zgjohuni
me driten e ballit te Bekim Berishes
Kosove po na thërret Sanxhaku i Nishit
Plava e Gucia, Hoti e Gruda
Trojet e shitura e gjaku i Lirisë na mallkojnë
Sofra e shqiptarit po na përmbyset përditë
Me këta lakej të zgjebosur
Kosovë, ademjashariane
Nuk të lëmë më në rënkime
Krushqitë e Lirisë me bajraktarin në ballë
Ta duan e ta ruajnë gjakun, trollin e Flamurin!)
Prof. Asllan Qyqalla
Me 26 gusht 2019, ora 8:30