August 5, 2024

Nuset qajnë vjehrrën – Ildije Xhemali

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Nuset qajnë vjehrrën

Vjehrrat çame kishin zakon
Zonja t’rënda në angonë SI
Nuseve u ipn nasihate
T’urta , t’buta jo varvate PËR
Mangut, ç’kish lënë nana PUSHIME
Me të but’, a me të tharta
I mësonin zonjat sojlesha
Që nga bota, jo përqeshla
“Kur vjehrrit i jep kahven’
Kurmin prapa mos ia kthe
Puthja dorën me sqimë
Mos e lag me pështimë ”
“Ecjen ta bësh mbi glishta
Gjurmët mos t’i gjegj as miza
Ngreu herët që me natë
Nasqiris brënda e jashtë”
“Lahu, era ujë, merdhuri
Jo shaka, lule në nusëri
Duar e këmbë me këna
Lum e lum kush të ka”
“Të këndosh urtë e butë
Të nderosh ata të tutë
Fjalët bukur t’i ujdisësh
Bukur vallen ta vërvitësh”
“Pa të dish dhe të qash
Zëbukur, leshrat t’i mbash
Poshtë mandiles ulur ballit
Mos t’ju qeshin e përqeshin”
“Mbarut punë? Hajdeni te nana.
T’ju penesin, jo të shara
Do vi dita të më qani
Me lavdërime, jo t’më shani ”
-Zonjë, mos u bëj merak
Si ne s’gjen në mëhallë
Do të qajm’, të luajm’ vëndnë
Posa zotrote të k’thesh këmbë.
“Pa nis ti, nuse e madhe?
Je me t’ bukura tabijate”.
-M’sillni një jastëk si meit
Pa di unë ç’të mollois.
Oh moj zonja nanë
Ç’të kujtojmë ne nga ti
Kur vije nëpër shtëpi
Na lije gjurmët me hi.
-Gjalp e valin sa me krëkë
Asnjë thelë, liba me lëngë
Kur gatuaje kishim naulë
Sipër, poshtë gluha në lugë.
-Kunatat mbas meje të qajnë
Unë e nisa, ison ta mbajnë
Uuêê nuse -bilë, c’pataomë?!
Hup i madh, ç’do thon’ gjitontë?!
Harrove zonjë kēngën
Ditët që futa këmbën?
“Mori druri ka mergallë
Do të thihet m’u në ballë.
More druri nga murriz
Do tē thihet në kurriz.
Lis, o lis a mjeri lis
Ç’isht’ kjo hurdhë që t’u kumis”
Kur nana erdhi me peshqesh
” Moj nandajo gorrovile
Ç’i solle satë bile?
Karkanaqe në mandile”
Porosin që t’dha it bir
E përtipe me pahir
Mblodhe bisht e zure mënt
Sigremisur n ‘tëndin vënd
“Moj nane uratën paç
Rri në vatër e ha kulaç
Tunde djepen sa t’pëlsasç
Mos i thuaj as maçes plaç.”
“Nuse s’ishnë të vërteta
Kripë e t’ ëmbla i ka jeta
Dhe të ngjokura, shaka
Unë këndova, s’qe hata!”
“Lëre nuse, se e fekse
Penesit’ mbaji për vete.
Nuse, bilë ç’janë këto
Ndreq gojën, sherrin mos fto.”
– Zonjë -nanë mos u pingos
Zëmrën me vrer mos e ngos
Nuk i them këto hupe
Zotrote ke qenë pa huqe.
-Për ca vite, për ca mote
Bëhem dhe u’ si zotrote
-Lum nane që mē mësove
“Lum bilë që më dëgjove ”
Gusht 2020
Angonë -në krye të vendit
Nasihate -këshilla
Varvate -( me kuptimin )Pa edukatë
Përqeshla – Të tallura
Nasqiris – vër rregull
Merdhuri – erë e këndëshme
Tabijate – zakone
Mollois -t’u tregoj
Naulë – na vinte për të vjellë
Ç’pataomë -ç’turp i padëgjuar
“Lis, a i mjeri lis
Ç’isht kjo hurdhë që t’u kumis”- ngacmojnë nusen
që nuk është e barabartë nga bukuria dhe vyrtytet
me dhëndërrin.
Hup- turp
Të ngjokura- thumbime me shaka
T’ju penesin -t’ju lavdërojnë
Me krëkë -me kursim
Fekse -e ndrite
Pingos – mos u zemëro

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com