August 3, 2024

Kur kendoje , ligjeroje, sa njemije bilbila… – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Kur kendoje , ligjeroje, sa njemije bilbila…..

Isha e vogel atehere,
Kur ti kendoje dhe jeten t’a beje pranvere,
Ne mjergullnajat e shpirtit tim,
Zinte vend zëri jot,që këndonte me pasion dhe guxim.

Timbri i zërit tënd,kumbonte deri në kupë të qiellit,
Dhe si ylber, përzihej me rrezet e diellit,
Mrekullia e zërit tënd,
Lëvizte nga vendi dhe gurin me të rëndë.

Gurin me të rëndë të Atdheut,qe me aq shumë dashuri i kendove,
Dhe këngët e mallit shume i lartësove,
Zëri jot ,ishte bekim prej Zotit,
Ku syri të bëhej burim prej mallit dhe lotit.

Kush te dëgjoi ty dhe si permallua,
Kush te dëgjoi ty dhe ne shpirt,su pasurua,
Ti je mall dhe lot i patretur,
Simbol i artë i këngës ,ke mbetur.

Ti je një ylber, në kohezion,
Epokën e këngës shqiptare e lartëson,
Hyjnitë ,orët dhe zanat, do të kishin zili,
Për energjinë pozitive,qe përcillte ti.

Kënga jote është simbol i përjetësie,
Atdheut mbi kokë i rri si kurorë krenarie,
Se legjendat, nuk vdesin kurrë,
Kombit në kokë i rrinë si flamurë.

Lume Myzeqeja që të lindi e të rriti,
Lume Atdheu,qe ne piedestal të ngriti,
Dhe unë ne kujtim të zërit tënd,
Fjalët e shpirtit ,si petale, do t’i gdhend,
Le te behen,po te duan ujevare,
Dhe te rrjedhin dimër e behare.

Pavlina Bardho Bubullime Lushnje me 8 Shtator.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com