August 3, 2024

Kthehu përsëri dashuri – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KTHEHU PËRSËRI DASHURI

Nuk dimë pse na ike dashuri
Edhe pse ka ndodhur akoma se besojmë
Urojmë t’mos jesh larguar përgjithnji
Të gjithë ne prapë besojmë e shpresojmë

Të lutemi mos na braktis dashuri
Kthehu të na e largosh vetminë
Vrapo midis njerëzve ti përsëri
Të largojnë e flakin tej pandeminë

Nuk po e dimë përse humbe dashuri
Gjithë njerëzit i ke vënë në siklet
Të kërkojmë të na vish prapë ti
Ta dishë ne të duam vërtetë

Pa na pyetur nuk dimë nga je degdisur
Ç’qenë këto hijena që të kanë larguar
Mendo pak për njerëzit si janë katandisur
Nuk po e dinë as ku me të kërkuar

Në rrugë nuk dalim të të kërkojmë dot
Në shtëpi s’të kemi më si përherë
Por ta dishë që ska njeri sot në ktë botë
Që se kupton se sa kishe ti vlerë

E pranishme midis nesh ishe dikur
E ëmbël, e bukur, e shumë e hijshme
Por hijenat sot të kanë ngritur MURË
Për njerëzit kjo është shumë e frikshme

Njerëzit duan por s’dinë nga kërkojnë
Se përse ike e ku je se dinë akoma
Por të gjithë njëzëri po e thojnë
Hijena që të largoj ishte KORONA

Ne duam të japim e marrim dashuri
Ti na beso se nuk po të gënjejmë
Por vërtet ne spo dimë nga ike ti
Ndaj të kërkojmë se duam të të gjejmë

O zot shembe këtë mur që ngritën hijenat
Ktheje dashurinë tek njerëzit të gëzojnë
Largo gjithë hijenat dhe na çliro ndjenjat
Ktheje pra dashurinë që njerëzit meritojnë

Që të gjithë ne e duam dashurinë
Mungesa e sajë në zemër na ther
Ktheje o zot dhe qetësoje njerëzinë
Dashurinë mes tyre ta kenë përherë.
AMIN,,,
,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,GUSHT 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com